Art&Argëtim

“Çdo ditë falenderoj universin që më dha privilegjin të jem nëna jote”, Christina Aguilera ngjit vajzën në skenë për ditëlindjen e saj

Në llogarinë personale në Instagram, Christina Aguilera ka bërë një postim për vajzën, duke treguar se sa shpejt kanë kaluar vitet nga dita e lindjes, duke shprehur edhe dashurinë për të.

17 Gusht 2023, 21:17 Nga m.s
“Çdo ditë falenderoj universin që më dha privilegjin
Christina Aguilera me vajzen

Christina Aguilera i ka bërë një dhuratë të veçantë vajzës së saj për ditëlindje. Këngëtarja ka dashur të bëjë diçka që do ta mbajë mend përgjithmonë. Gjatë një koncerti që dha në Izrael, 42-vjeçarja ngjiti në skenë vajzën e saj.

Ashtu siç pritej, publiku e duartrokiti. E vogla nuk ka nguruar të ulej në vendin e bateristit, ku e ka fotografuar nëna e saj.

Në llogarinë personale në Instagram, Christina Aguilera ka bërë një postim për vajzën, duke treguar se sa shpejt kanë kaluar vitet nga dita e lindjes, duke shprehur edhe dashurinë për të.

Pasi ka postuar një sërë fotosh nga koncerti, ajo ka shkruar një tekst për vajzën e saj. “Gëzuar ditëlindjen e 9-të, për verën tonë të ëmbël. Sot e gjej veten duke reflektuar se sa shpejt ka ikur koha. Këto 9 vite kanë qenë të mbushura me dashuri të pakushtëzuar, përqafime të ngrohta, qëndrimi deri vonë, aventura të Disney-t dhe së fundmi, gëzimi për të zbukuruar skenën me mua”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.

"Çdo ditë falenderoj universin që më dha privilegjin të jem nëna jote, një rol që qëndron si arritja ime përfundimtare. Duke parë gruan e re të mrekullueshme që po bëhesh, më mbush me krenari të pamasë. Mami të do shumë!”, ka shtuar ajo në mbyllje të postimit të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)

christina aguilera vajza ditelindje

Sondazh

Poll