Aktualitet

Muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet menaxheri i lokalit në Dhërmi

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me inicialet Xh. M., nga Tirana. Muzika e lartë në lokal, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.

17 Gusht 2023, 15:17 Nga m.s
Muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet
foto ilustruese

DHERMI- Menaxheri i një lokali në Dhërmi është proceduar penalisht, pasi kishte vendosur muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me inicialet Xh. M., nga Tirana. Muzika e lartë në lokal, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

menaxher lokal ne dhermi

Sondazh

Poll