Aktualitet

U kap duke shitur doza heroine në zonën e Alliasit, pranga 45-vjeçarit

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

17 Gusht 2023, 15:11 Nga m.s
U kap duke shitur doza heroine në zonën e Alliasit, pranga
policia e Tiranes

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili shpërndante dozat e heroinës në zonën e Alliasit. Si rezultat i kontrolleve, në Allias është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet E. Dh., 45-vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, uniformat blu i kanë gjetur 45-vjeçarit një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari që shpërndante dozat e heroinës, në zonën e Alliasit. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, në Allias, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 45-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zona e alliasit heroine tirane

Sondazh

Poll