Aktualitet

Operacioni 'Flakë në det'/ U kapën duke trafikuar drogë, GJKKO cakton 'arrest në burg' për 6 të arrestuarit

Policia goditi trafikantët e drogës të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik.

17 Gusht 2023, 13:06 Nga A.B
Operacioni 'Flakë në det'/ U kapën duke trafikuar
Policia

TIRANË- Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurimit arrest ne burg për 6 te arrestuarit ne kuadrin e operacionit "flakë në det".

Në burg janë lënë Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia goditi trafikantët e drogës të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik.

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. 

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë. 

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. 

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

operacioni flake ne det

Sondazh

Poll