Aktualitet

'Po ia bëni qejfin Serbisë'/ Lihet në burg ish-luftëtari i UÇK-së, avokati: Hakmarrje politike

Avokati i tij Bashkim Nikolla, jashtë dyerve të gjykatës tha se kjo që po ndodh është një turp duke e cilësuar si një hakmarrje politike.

17 Gusht 2023, 13:14 Nga A.B
'Po ia bëni qejfin Serbisë'/ Lihet në burg
Dritan Goxhaj

TIRANË- Lihet në masën e sigurisë 'arrest me burg' për 40 ditë, ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj. Ai u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës. Avokati i tij Bashkim Nikolla, jashtë dyerve të gjykatës tha se kjo që po ndodh është një turp duke e cilësuar si një hakmarrje politike.

“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat.”, tha ai.

Nga Apeli i Tiranës Goxhaj tha se nuk kishte kryer asnjë krim.

Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai para togave të zeza.

Në një njoftim të Gjykatës Speciale, thuhet se arrestimi i Goxhaj lidhet me një vepër penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

dritan goxhaj

Sondazh

Poll