Aktualitet

'Pushimet' në vilën rezidenciale të Ramës, Meloni shëtit përgjatë bregdetit të Vlorës me familjarët (FOTO)

Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar nën masa të rrepta sigurie.

17 Gusht 2023, 13:25 Nga a.l
'Pushimet' në vilën rezidenciale të Ramës, Meloni
Giorgia Meloni në Vlorë

VLORË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është duke shijuar 'pushimet' e saj në Vlorë, në vilën rezidenciale të Kryeministrit Edi Rama, me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida. Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar nën masa të rrepta sigurie.

Kryeministrja italiane, pak ditë më parë ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës. Po atë ditë me helikopter erdhi në Shqipëri edhe ish- kryeministri britanik, Tony Blair.

giorgia meloni

Sondazh

Poll