Aktualitet

Akuzohet për mashtrimi dhe falsifikim, dëshmia e Rrapajt: Nuk kam lidhje me zyrtarët që merren me procedurat

Rrapaj ka njohje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.

17 Gusht 2023, 12:23 Nga A.B
Akuzohet për mashtrimi dhe falsifikim, dëshmia e Rrapajt: Nuk kam
Ilir Rrapaj

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili u arrestua për koncesionin e sterilizimit, ka deklaruar se nuk ka lidhje me zyrtarët e që merreshin me procedurat.

Pavaresisht se ka deklaruar se nuk ka njohje me zyrtarët që merreshin me procedurat e koncesionit, rezulton e kundërta, raporton gazetarja Klodiana Lala. Po ashtu, mësohet se Rrapaj ka njohje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.

Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

ilir rrapaj

Sondazh

Poll