Sport

Lajm i keq për Barcelonën, dëmtohet mbrojtësi Araujo, do të mungojë një muaj!...

Klubi i Barcelonës njoftoi se uruguajani pëson një dëmtim në bicepsin femoral në këmbën e majtë dhe nuk do të mund të luajë kundër Cádiz, Villarreal dhe Osasuna.

17 Gusht 2023, 14:08 Nga DOSJA
Lajm i keq për Barcelonën, dëmtohet mbrojtësi Araujo, do

SPANJE - Lajm i keq për trajnerin Xavi. Klubi i Barçës njoftoi këtë të enjte se uruguajani Ronald Araujo ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë, të paktën, për duelin e kësaj të diele kundër Cádiz-it, ndonëse parashikimet e para sugjerojnë se ai do të jetë një muaj larg fushave.

Në deklaratën mjekësore të lëshuar nga Barça, ata theksojnë se evolucioni i Araujo do të shënojë disponueshmërinë e tij në ndeshjet e ardhshme, por duke qenë se është një dëmtim, është normale që ai të mos jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Villarrealit  (27 gusht) dhe Osasuna (3 shtator). 

Kështu, Araujo do të duhet të jetë për një kohë i “papunë” për të zgjidhur një tjetër problem muskulor dhe synimi është që të rikuperohet plotësisht pas pushimit të kombëtares këtë shtator. Parashikimi është që kundër Betisit, më 17 shtator, Araujo do të mund të ndihmojë sërish bashkëlojtarët.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll