Sport

Neymar nuk u transferua te Barcelona, vetëm për shkak të Xavi-t...

Trajneri i katalanasve nuk e donte ndërkombëtarin brazilian në përbërjen e skuadrës së tij.

17 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA
Neymar nuk u transferua te Barcelona, vetëm për shkak të

SPANJE - Barcelona ​​nuk arriti të nënshkruante me sulmuesin Neymar për shkak të insistimit personal të trajnerit Xavi Hernandez.

Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ishte veçanërisht i interesuar për ta sjellë në Katalonjë brazilianin.

Madje ai u takua me Nasser Al-Khelaifi dhe u ra dakord edhe për parametrat financiarë.

Megjithatë, Xavi nuk donte që Neymar të kthehej në “Camp Nou” dhe për këtë arsye një marrëveshje e tillë nuk u realizua.

Siç bëhet e ditur, ish-lojtari i Paris Saint-Germain ka nënshkruar me Al Hilal të Arabisë Saudite.

Neymar kaloi 4 sezone te Barcelona, ​​duke shënuar 105 gola dhe duke dhënë 76 asistime në 186 ndeshje për klubin katalanas.

Ai ishte shok skuadre me Xavi kur Barça fitoi tripletën në sezonin 2014/2015. Megjithatë, duke gjykuar nga raportet e fundit, mund të konkludohet se lojtari nuk është në marrëdhëniet më të mira me fituesin e Kupës së Botës FIFA 2010 që drejton skuadeën e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll