Sport

Guardiola ve gishtin në plagë: “Dhuna një problem social, sepse dallimi mes të pasurve dhe të varfërve është i madh”

Pep Guardiola dha opinionin e tij për dhunën në sport me rastin e vrasjes së Michalis Katsourit në New Philadelphia dhe shpjegoi se gjithçka është për shkak të pabarazive sociale.

17 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA

Guardiola ve gishtin në plagë: “Dhuna një problem social,

GREQI - Pep Guardiola ka folur për Cosmote TV për Superkupën e Europës dhe është pyetur ndër të tjera, për mendimi i tij për incidentet e huliganizmit, si vrasja tragjike e Michalis Katsourit në New Philadelphia.

"Është faji i shoqërisë, nuk është një problem futbolli. Racizmi nuk është një problem futbolli, është social. Racizmi është kudo, dhuna është kudo. Pse? Sepse dallimi midis të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh. Nuk ka klasë të mesme për të balancohet situata. Në botë pabarazitë krijojnë probleme. Gjysma e planetit vuan nga uria, gjysma tjetër vdes për shkak të kolesterolit të lartë",- tha fillimisht trajneri i "Qytetarëve".

“Ajo që ndodhi në Greqi ndodh edhe në vende të tjera, është çështje kulture, arsimi, mësuesit duhet të paguhen më mirë, ata që punojnë në shëndetësi duhet të paguhen më mirë, por në fund të fundit, pushtetarët vjedhin gjithçka dhe kjo e bën gjendjen e vështirë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll