Sport

Trajneri i Partizanit: “Ndeshja e parë pozitive, por nuk duhet të flemë gjumë”!

“Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë”

17 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Trajneri i Partizanit: “Ndeshja e parë pozitive, por nuk duhet

TIRANE - Partizani do të presë sot, në orën 20:00, skuadrën letoneze Valmiera për ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për turin e tretë në Conference League.

Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç, të mërkurën ka dalë në një konferencë për shtyp. Ai është ndalur te miqësorja me Romën, si dhe dëmtimi i Kristian Mba-së. Gjithsesi, trajneri kroat foli kryesisht për ndeshjen ndaj letonezëve të Valmerias, ku shpreson që lojtarët të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

“Sigurisht që ndeshja me Romën ishte një eksperiencë e bukur, arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e pare, por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat maksimal, ashtu siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Mba do të jetë mungesa jonë për të enjten, por duhet të përgatitemi për të tilla problemesh pasi në futboll ndodhin këto gjëra, ajo që është e rëndësishme është që jemi kompakt dhe do ta shfaqemi si skuadër e tillë.

Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz. Valmeira është një skuadër shumë e mirë.

Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, është një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet.

Edhe pse ndonjëherë nuk më ndjekin si duhet, por unë kërkoj që gjithmonë të zbatojnë gjërat që unë jap”, u deklaroi trajneri kroat i Partizanit, Zoran Zekic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll