Sport

Edhe Arteta ngre zërit, bashkohet me Guardiolën: "Diçka po ndodh"…

Trajneri bask i Arsenalit i bashkohet ankesave të katalanasit për kalendarin dhe dëmtimet: “Nuk e di kush duhet të ngrejë zërin, por ka shqetësim”.

17 Gusht 2023, 11:57 Nga DOSJA
Edhe Arteta ngre zërit, bashkohet me Guardiolën: "Diçka po

ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka mbështetur këtë të enjte ankesat e Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester Cityt për kalendarin dhe kohën e lojës dhe tha se është e tepërt dhe se duhet pasur kujdes për futbollistët. Arsenali njoftoi këtë të mërkurë operacionin për Jurrien Timber, i cili do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

"Kjo ka ndodhur edhe me Buendía, Courtois, Militao. Diçka ndodh. Në të kaluarën ka pasur edhe lojëra, turne, por tani ka më shumë lojëra, më shumë turne, Kupa e Botës, angazhime ndërkombëtare. Është shumë, është shumë për lojtarët”,- tha Arteta këtë të enjte në një konferencë për shtyp.

“Është shumë kërkuese për lojtarët, është më mirë të mos shikojmë kalendarin për 36 javët e ardhshme, sepse ajo që do të duhet të bëjnë është e pabesueshme”,- shtoi spanjoli.

"Duhet të kujdesemi për këtë, por si klub, kur e bëni? Duke i dhënë përparësi garave të tjera? Çfarë duhet të ndodhë është që ne të ulemi dhe të flasim për të, por mendoj se është tepër vonë; tani nuk e di kush duhet të ngrejë zërin, por ka shqetësim”,- tha ai.

Guardiola kritikoi ashpër këtë javë kalendarin dhe përgatitjen e pakët që Manchester City i tij kishte për Superkupën e Europës, si dhe vendimin e arbitrave për të zgjatur kohën e lojës. Përveç kësaj, trajneri katalanas ironizoi dje, pasi mundi Sevillan në penallti dhe falënderoi Premier League që i bëri të luanin këtë fundjavë të shtunën, në vend të të dielës, ose të hënës: “Faleminderit shumë”, tha ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll