Sport

Armand Duka përkrah kryeministrit grek Mitsotakis, në finalen e Superkupës së Europës!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka qenë në “Georgios Karaiskakis” për të ndjekur finale e Superkupës së Europës mes Manchester Cityt dhe Sevillas.

17 Gusht 2023, 08:04 Nga DOSJA
Armand Duka përkrah kryeministrit grek Mitsotakis, në finalen e

GREQI – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ishte në “Georgios Karaiskakis” mbrëmjen e së mërkurës, për të parë ndeshjen finale të Superkupës së Europës mes Manchester City dhe Sevilla.

Kryeministri i Greqisë u takua me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin, me të cilin pati një takim më herët gjatë ditës, sekretarin e përgjithshëm të konfederatës evropiane të futbollit, Theodoros Theodoridis dhe presidentin e Federatës Greke të Futbollit Takis Baltakos, kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, kryetari i Bashkisë së Pireut, Yiannis Moralis dhe aksioneri kryesor i Olympiakos, Vangelis Marinakis.

Ndërkohë në tribunën VIP të stadiumit “Karaiskaqi”, ku u zhvillua kjo ndeshje finale ishin edhe disa prej antarëve të komitetit të UEFA-s, mes tyre edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjithashtu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit. Siç shihet, presidenti Duka ka qenë duke ndjekur këtë ndeshje përkrah kryeministrit grek Mitsotakis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll