Sport

Pep Guardiola e kalon Mircea Lucescun për trofe, tani përpara ka vetëm Alex Ferguson

Pep Guardiola festoi një tjetër titull si trajner, të 36-in në karrierën e tij, i cili e vendos atë të dytin në listën përkatëse, përpara Mircea Lucescu dhe pas Alex Ferguson.

16 Gusht 2023, 23:40 Nga DOSJA
Pep Guardiola e kalon Mircea Lucescun për trofe, tani përpara ka

ZVICER - Spanjoli Pep Guardiola është tani i dyti në listën e trajnerëve me më shumë tituj në Europë.

Kjo pas triumfit të tij të tretë në Superkupën Evropiane në fitoren me penallti 5-4 të Manchester Cityt ndaj Sevillas në “Georgios Karaiskakis” ndërkohë që koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Trajneri katalanas arriti në 36 trofe me Barcelonën, Bayernin dhe Manchester Cityn, duke lënë pas Mircea Lucescu, i cili në një karrierë 41-vjeçare ka grumbulluar 35 trofe.

Në krye të kësaj liste me një karrierë 39-vjeçare është Alex Ferguson, i cili ka festuar 13 trofe më shumë se Guardiola, pasi me Aberdeen dhe Manchester United, ai ka koleksionuar 49 trofe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll