Sport

Manchester City superkampion i Europës, mund Sevilla-n me penallti!

Finalja e Superkupës së Europës u luajt në Athinë ku përballë ishin fituesit e Champions League dhe fituesit e Europa League

16 Gusht 2023, 23:15 Nga DOSJA

Manchester City superkampion i Europës, mund Sevilla-n me penallti!

GREQI – Manchester City është fituesi i trofeut të Superkupës së Europës. pasi ka mundur Sevilla-n pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Koha e rregullt mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1. Ishin spanjolët që kaluan të parët në Avantazh në pjesën e pare, ndërkohë që në të dytën skuadra e Guardiolës arriti të barazojë shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll 90-minutëshi.

Në bazë të ndryshimeve të reja në rregulloren e futbollit, finales së Superkupës i është hequr koha shtesë prej 30 minutash në rast të barazimit të kohës së rregullt, duke vendosur fituesin me penallti.

Pas gjuajtjes së penalltive kampionët e Anglisë i shënuan të pesta goditjet e tyre, ndërkohë që Sevilla shënoi 4 nga pesë që gjuajti duke humbur penalltinë e pestë, e cila ishte marrë përsipër nga mbrojtësi serb Gudejl, i cili goditi traversën.

Manchester City superkampion i Europës, mund Sevilla-n me penallti!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll