Sport

Te Dortmundi, të kënaqur nga largimi i Bellinghamit, nuk e donin se ishte arrogant

Sipas “Bild”, disa lojtarë të Dortmundit ishin të kënaqur me shitjen e Bellinghamit te Reali, sepse anglezi gjithmonë donte të ishte në qendër të vëmendjes.

16 Gusht 2023, 20:17 Nga DOSJA
Te Dortmundi, të kënaqur nga largimi i Bellinghamit, nuk e donin se

GJERMANI - Jude Bellingham u largua nga Gjermania dhe u transferua në Spanjë.  Mesfushori anglez 20-vjeçar tashmë mban fanelën e Realit, ku ‘los blancos’ shpenzuan shumën prej 103 milionë eurosh për ta bërë të tyren nga Dortmundi. Në fakt, ai tashmë shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij zyrtar.

Tifozët e Dortmundit në shumicën e tyre nuk u gëzuan nga fakti që u ndanë me “armën” e tyre më të rëndësishme. Por nuk duket se ka të njëjtën atmosferë në dhomat e zhveshjes westfaliane.

Sipas një raporti të “Bild”, disa lojtarë të Dortmundit ishin të kënaqur me shitjen e Bellingham. Ata e cilësuan si arrogant që gjithmonë donte të ishte në qendër të vëmendjes. Kjo irritonte shumë në grupin westfalian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll