Sport

Ylli Ansu Fati ka vendosur të largohet nga Barça, talenti i zhgënjyer nga trajneri Xavi

Sipas raportimeve spanjole, Ansu Fati ka vendosur të largohet menjëherë nga Barcelona dhe tashmë ua ka përcjellë dëshirën edhe drejtuesve katalanas.

16 Gusht 2023, 19:06 Nga DOSJA
Ylli Ansu Fati ka vendosur të largohet nga Barça, talenti i

SPANJE - Tendenca të “arratisjes” nga Ansu Fati! Sipas raportimeve spanjole, anësori i ri ‘blaugrana’ është i zhgënjyer me drejtimin e Xavi, ndaj ka vendosur të largohet menjëherë nga Barcelona dhe tashmë këtë ua ka përcjellë edhe drejtuesve “blaugrana”.

Preferenca e trajnerit katalanas për ta mbajtur atë si zëvendësues të tretë në ndeshjen e hapëse të La Ligës kundër Getafes e zhgënjeu atë dhe e bëri të vendoste të 'kërkonte' një klub të ri. Anësori 20-vjeçar është në kërkim të një skuadre, në të cilën kërkon të jetë një lojtar kyç dhe e ka kuptuar që kjo nuk është Barça.

Anësori i kombëtares spanjole erdhi në Masia në moshën dhjetë vjeçare dhe që në moshën 18-vjeçare u bë anëtar i ekipit të parë. Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka bërë 110 ndeshje me Barcelonën, me 29 gola dhe 10 asistime.

Tashmë interesi është se cila skuadër do të lëvizë për ta blerë atë. Megjithatë, sipas spanjolëve, ky nuk do të jetë Atlético Madrid, me të cilin ai ishte “lidhur” përmes publikimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll