Sport

Trajneri Tuchel dëshiron Ortegan e Cityt për portën e Bayern, De Gea është plani “B”!

Objektivi i parë i Bayernit për rolin e portierit është Stefan Ortega i Manchester Cityt, sipas “Sky Sports”. I dyti në listë është David De Gea.

16 Gusht 2023, 20:31 Nga DOSJA
Trajneri Tuchel dëshiron Ortegan e Cityt për portën e Bayern, De

GJERMANI - Bayern, pas blerjes së Harry Kane është fokusuar plotësisht në kërkim të një portieri. Në muajt e fundit janë dëgjuar disa emra, por gjithçka tregon se bavarezët e kanë përqëndruar vëmendjen te dy portierë.

Sipas Florian Plettenberg të “Sky Sport”, trajneri Thomas Tuchel i ka telefonuar Stefan Ortega dhe e dëshiron shumë atë. 30-vjeçari gjerman ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe është blerë në vitin 2022 si lojtar i lirë nga Bielefeld.

“Qytetarët” janë të vetëdijshëm për interesin bavarez, por vendimin do ta marrin pas Superkupës së UEFA-s në “Georgios Karaiskakis”.

Plani “B” mbetet David De Gea. Plettenberg thotë se Ortega është prioriteti, por Bayern ka zhvilluar bisedime ehe me portierin spanjol dhe përfaqësuesin e tij.

De Gea ka dhënë dritën jeshile për një kalim te Bayern, kështu që nëse bavarezët vendosin ta bëjnë këtë, nuk do të jetë problem që ata t’i gjejnë me kushtet e kontratës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll