Sport

Bernardo Silva e ka vendosur, do të firmosë

Mesfushori sulmues portugez Bernardo Silva mund të nënshkruajë zgjatjen e kontratës së tij edhe për një vit, deri në fund të javës së ardhshme.

16 Gusht 2023, 15:57 Nga DOSJA

Bernardo Silva e ka vendosur, do të firmosë

ANGLI - Bernardo Silva ka vendosur tashmë të ardhmen e tij dhe ka pranuar propozimin e fundit të Manchester Cityt për të rinovuar kontratën e tij, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2025, pra edhe për një sezon tjetër.

Pas një tjetër dritareje në treg, në të cilën u fol intensivisht për largimin e tij, pikërisht te Barcelona, ​​gazetari Fabrizio Romano, specialist i transferimeve, thotë se 29-vjeçari portugez më në fund do të qëndrojë në klubin që përfaqëson, që nga viti 2017, me të cilin fitoi garat kryesore të vitit të kaluar - Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Mesfushori sulmues portugez Bernardo Silva mund të nënshkruajë zgjatjen e kontratës së tij edhe për një vit deri në fund të javës së ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll