Sport

VIDEO/ Leo Messi vlerësohet për gjestin! “Pleshti” bën “sherr” me kundërshtarin, duke mbrojtur bashkëlojtarin e ri…

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan, pas transferimit te Interit Miami.

16 Gusht 2023, 17:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi vlerësohet për gjestin! “Pleshti”

SHBA - Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur një tjetër fitore 4-1 me skuadrën e tij në transfertë ndaj Philadelphia Union në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. 36-vjeçari ka realizuar nëntë gola në vetëm gjashtë ndeshje, duke treguar një formë të jashtëzakonshme.

Por në një moment gjatë ndeshjes, Messin e tradhëtuan nervat dhe u konfliktua me kundërshtarin Jose Martinez. Mesfushori i vendasve bëri një ndërhyrje aspak sportive ndaj Allen dhe kjo nuk i pëlqeu Messit, që pati përplasje me mesfushorin e skuadrës mysafire.

Në rrjetet sociale po konsiderohet si një akt lideri nga Messi, i cili si një kapiten i vërtetë po i mbron edhe bashkëlojtarët e tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll