Sport

Kupa e Botës për Femra/ Anglia mposht Australinë dhe i bashkohet Spanjës në finale!

Anglia mundi 3-1 Australinë për të kaluar në finale, ku do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës për femra.

16 Gusht 2023, 14:52 Nga DOSJA

Kupa e Botës për Femra/ Anglia mposht Australinë dhe i bashkohet

AUSTRALI - Kampionia në fuqi e Evropës, Anglia u përball në gjysmëfinale të Kupës së Botës për femra me mikpritësit e turneut, Australinë, ku vajzat e Sarina Wiegman ia dolën mbanë për të siguruar një biletë për finale. 

Në periudhën e pare të lojës, ato hapën rezultatin 1-0 pak para se të ktheheshin në dhomat e zhveshjes përmes Toone (36’), një lojtare veçanërisht vendimtare gjatë Euros së vitit të kaluar.

Në periudhën e dytë, Australia ndezi stadiumin në Sydney, kur Sam Kerr barazoi në 1-1 në minutën e 63-të. Por kampionet në fuqi të Evropës ishin dukshëm superiore. Hemp (71’) i çoi shifrat në 2-1, për t’i lënë radhën Russo (86’) të fiksonte rezultatin 3-1, duke iu dhënë fund shpresave të vendasve. 

Kështu, Anglia arrin në finalen e Kupës së Botës për femra, ku do të përballet me Spanjën në një duel të shumëpritur.

Kupa e Botës për Femra/ Anglia mposht Australinë dhe i bashkohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll