Sport

Ultrasit kroatë lanë vendet bosh në tribunë për huliganët e arrestuar!

Pavarësisht shitblerjes së biletave të paralajmëruara për ndeshjen e parë në “Maksimir”, ultrasit lanë vendet bosh për huliganët kroatë që mbeten në paraburgim në Greqi.

16 Gusht 2023, 12:35 Nga DOSJA
Ultrasit kroatë lanë vendet bosh në tribunë për

KROACI - Dinamo Zagrebit mund të shpallë një “sold out” për takimin e parë me AEK-un në “Maksimir”, por në fund stadiumi nuk u mbush!

Dhe kjo pas një vendimi të ultrasve të grupit, të cilët në një lëvizje simbolike vendosën të lënë vakante pozicionet për huliganët kroatë të arrestuar në Athinë dhe që qëndrojnë në paraburgim në Greqi.

Kujtojmë se më herët tifozët kroatë kanë mbledhur para për të burgosurit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll