Sport

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: “Mos i quani tifozë, ata janë kanceri i futbollit”...

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhanë deklarata pas takimit privat që patën në Megaros Maximos.

16 Gusht 2023, 12:21 Nga DOSJA
Presidenti i UEFA-s, Ceferin: “Mos i quani tifozë, ata janë

GREQI - Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin e cilësoi dhunën e tifozëve si “kancer” pas takimit që pati me kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, në Megaros Maximos.

“Ne jemi të gjithë të pikëlluar dhe të zemëruar për shkak të këtyre gjërave të tmerrshme që kanë ndodhur, për shkak të dhunës së pakuptimtë, sepse disa njerëz përdorin futbollin për të bërë dhunë. Çfarë lloj personi është ai që sulmon një person tjetër për shkak të një fanele? 

Ky është kanceri i futbollit. Mos i quani fansa. Janë ata që i përdorin idetë e tyre marrëzisht. Kaq mjafton. Kjo duhet të ndalet dhe do të ndalet. Dhuna dhe huliganizmi nuk janë problem vetëm për Greqinë, por edhe për Europën dhe më gjerë”,- tha presidenti Ceferin, duke iu referuar incidenteve të përgjakshme në Filadelfia e Re.

“U kërkoj të gjithëve të na ndihmojnë për ta zhdukur këtë kancer, jo vetëm nga futbolli, por edhe nga shoqëria. Sot hodhëm një hap të parë në nivel evropian dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të mos përsëritet diçka e ngjashme. Ne jemi të vendosur. Ne ramë në kontakt me kryeministrin pas ngjarjeve, bëmë autokritikën tonë dhe thamë se do të bëjmë gjithçka mundemi dhe akoma më shumë”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll