Sport

Pas Neymar, trajneri Jesus “i pangopur”, do të ketë edhe marokenin Bono...

Portieri maroken ishte edhe në listën e Real Madridit për të zëvendësuar Courtois, por vendin vakant e zuri Kepa, i ardhur nga Chelsea.

16 Gusht 2023, 12:10 Nga DOSJA
Pas Neymar, trajneri Jesus “i pangopur”, do të ketë edhe

ARABIA SAUDITE - Jorge Jesus tashmë ka yllin sulmues, të aftë për të rivalizuar me Cristiano Ronaldon, Benzema dhe Roberto Firmino. 

Javën e kaluar, trajneri portugez kujtoi yjet e Al Nassr, Al Ittihad dhe Al Ahli, tre klubet e tjera saudite të blera nga fondi shtetëror PIF, dhe paralajmëroi se Al Hilal po kërkon gjithashtu një emër të madh. 

Dje ai u zyrtarizua: Neymar nënshkroi për dy sezone, me të ardhura vjetore prej 180 milionë eurosh, mes pagave dhe marrëveshjeve tregtare, gjashtë herë më shumë se sa fitonte te PSG.
Neymar iu nënshtrua testeve mjekësore dhe firmosi kontratë pardje, në një hotel në Paris. 

Dje pasdite, Al Hilal zyrtarizoi nënshkrimin me video në rrjetet sociale. PSG-ja i jep 90 milionë euro për transferimin, gjë që e bën Neymarin lojtarin më të shtrenjtë ndonjëherë në futbollin botëror, me 400 milionë euro të lëvizura, pas 88 që i kushtoi Barcelonës dhe 222 parizienëve.

Neymar është ylli i ëndërruar, por Al Hilal është gjithashtu në treg për një portier dhe i zgjedhuri ishte Bono, marokeni i Sevillas, për të cilin sauditët do të paguajnë 18 milionë euro. Madje ai ishte edhe në listën e Real Madridit për të zëvendësuar Courtois, por Kepa përfundoi duke mbërritur në Madrid.

Jorge Jesus ende dëshiron një tjetër sulmues, një sulmues më të fiksuar, megjithatë, ai e ngriti aksionin për Mitrovic nga Fulhami në 55 milionë euro, që mund të zhbllokojë marrëveshjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll