Sport

VIDEO/ Një penallti që nuk e keni parë kurrë! Portieri shënon autogolin më të çuditshëm në botë. Imazhet tani janë virale

Në Kolumbi, në ndeshjen midis San Vicente de Chucuri dhe Concia FC ka ndodhur episodi i paharrueshëm.

16 Gusht 2023, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Një penallti që nuk e keni parë kurrë! Portieri

KOLUMBI - Dueli përfundoi në barazim në kohën e rregullt dhe për të përcaktuar fituesin e ndeshjes u vendos që të gjuheshin penalltitë.

Me rezultatin 3-2 në favor të atyre të Concias, numri 10 i San Vicentes mori përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë e katërt për ekipin e tij.

Ai gjuajti fuqishëm direkt në traversë dhe portieri kundërshtar doli pak metra para portës për të gëzuar. Por befas topi rikthehet në fushë, e goditi portierin në shpinë dhe u fut në portë.

Imazhet po bëjnë xhiron e botës, mediat poi a transmetojnë njera-tjetrës. Spanjolët e kanë cilësuar: “Një penallti që nuk e keni parë kurrë më parë!”.

Në fund, portieri i Concia FC u hakmorr dhe kreu goditjen vendimtare. Skuadra e tij fitoi 5-4.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll