Aktualitet

Zbardhen detajet për operacionin “Flakë në det”/ Baza e drogës në pronësi të një të dënuari, ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

Dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.

16 Gusht 2023, 12:43 Nga m.s
Zbardhen detajet për operacionin “Flakë në det”/ Baza
foto gjate operacionit te policise

TIRANË- Marrë shkas nga operacioni ndërkombëtar i antidrogës “Flakë deti”, në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 Gusht, nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie.

Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Mësohet se ish-efektivit të policisë i janë gjetur 10 milionë lekë ‘cash’. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.

Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

operacioni flake ne det

Sondazh

Poll