Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, MOMENTI kur të dyshuarit kapen në flagrancë në mes të detit

Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

16 Gusht 2023, 12:07 Nga A.B
Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, MOMENTI kur të
Varka

TIRANË- Detaje të reja nga megaoperacioni antidrogë i koduar “Flakë në det”, në kuadër të të cilit u parandalua dhe u godit një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Siç shihet edhe në video, personat në mjetin lundrues ndalojnë në momentin kur rrethohen nga Policia.

Ja momenti me video:


Veliera ishte me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut.  Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;  
200 fishekë pistolete model 54;  
një automjet tip “Audi”; 
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;  
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;  
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in; 

operacioni flake ne det

Sondazh

Poll