Plagosi policin në Himarë, arrestohet pas disa orësh autori, ishte fshehur tek ish-reparti ushtarak në Pilur
Momenti i arrestimit VLORË- Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin C...
Tuci dhe bashkëpunetori i tij Ndoc Marku kanë kryer veprime të kundërligjshme në lidhje me “fondin pyjor” dhe terrenin përkatës. I akuzuar është edhe Durim Margjekaj për ndërtim të paligjshëm.
TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është zyrtarisht i akuzuar nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Tuci dhe bashkëpunetori i tij Ndoc Marku kanë kryer veprime të kundërligjshme në lidhje me “fondin pyjor” dhe terrenin përkatës. I akuzuar është edhe Durim Margjekaj për ndërtim të paligjshëm.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së Fushë Arrëzit Fran Tucin, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
“Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:
1. Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal
2. Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;
3. Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.
Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.
Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.”
Momenti i arrestimit VLORË- Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin C...
Polici i shtruar VLORË- Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për policin 28-vjeçar Redian Caushaj. I ...
Momenti nga grabitja TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se janë autorë të vjedhj...
Aksioni i policise TIRANË- Në mesin e personave të ndaluar nga operacioni antidrogë i Guarda di Finanza në bashkëpu...
Trauma TIRANË- Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm 16-vjeçari i cili u përplas ditën e djeshme me motorin e ujit n...
Moti TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellim...
Policia HIMARË- Polici Redin Caushaj ka mbetur i plagosur me thikë nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri. Ai ndërhyri për të...
foto ilustruese Policia ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me ngjarjen në Llaman. Nga hetimet ka rezult...
foto nga operacioni Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka goditur një grup kriminal në Kurbin, ku janë shoqëruar...
foto ilustruese Milionat e eurove të zhvatura qytetarëve europianë përmes call centerave pastrohen në Shqipëri. Në nj&e...