Aktualitet

Operacioni antidrogë, policia: 28 kg kanabis u gjetën aty ku u mbyt veliera e djegur, 6 të arrestuar

Janë sekuestruar gjithashtu 45 mijë euro si edhe dy armë zjarri.

16 Gusht 2023, 11:06 Nga A.B
Operacioni antidrogë, policia: 28 kg kanabis u gjetën aty ku u mbyt
Policia

TIRANË- Policia ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar antidrogë, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Financa dhe DEA-n amerikane. Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga theksoi se janë sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi. Janë sekuestruar gjithashtu 45 mijë euro si edhe dy armë zjarri.

“Një mjet lundrues veliera, ku ndodheshin dy trafikantë të huaj, në momentin kur u rrethuan nga mjetet lundruese të policisë së shtetit dhe të Guarda di Financas, i është vënë flaka për të djegur sendet e paligjshme që ndodheshin në të. Në këtë operacion u sekuestruan dy armë zjarri, 200 fishekë luftarakë kalibër 9 dhe model 54, një automjet Audi, katër aparate DVR për pamjet filmike si dhe vlera monetare: 45 mijë euro, 2.5 milion lekë të vjetra, 500 paund, 50 franga zivcerane, 2 mijë lira turke.

Janë sekuestruar 25 aparate celulare. Një sasi prej 23 kilogramësh e dyshuar kanabis është gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera e djegur. Deri tani janë arrestuar 6 shtetas, shqiptarë dhe të huaj”, njoftoi Bizhga.

policia e shtetit

Sondazh

Poll