Aktualitet

Operacioni antidrogë/ Policia: Grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin me drogë tjetër

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

16 Gusht 2023, 12:31 Nga m.s
Operacioni antidrogë/ Policia: Grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin
Sokol Bizhga

TIRANE- Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka përcjellë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës “Flakë deti”, në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 Gusht.

Bizhga tha se lënda narkotike e kapur në vendin ku trafikantët dogjën velierën, kishte destinacion ndërkombëtar. Gjashtë persona janë vënë në pranga ( shqiptarë dhe të huaj) dhe janë sekuestruar 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

“Do ju informojmë mbi një operacion i koduar “Flakë deti”, për të goditur një grup të strukturuar kriminal. Operacioni ka nisur 14 Gusht në orën 22:00 deri më 15 Gusht. Në momentin që u rrethuan nga mjetet lundruese të Guarda di Financa, trafikantët i kanë vënë flakën gjërave të paligjshme. Deri në orën 16:00 janë kërkuar provat materiale, janë arrestuar 6 shtetas të huaj dhe shqiptarë".

Ai theksoi po ashtu se te veliera e djegur janë gjetur 28 kg kanabis dhe se grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin me drogë tjetër me 2 ukrainas. Kujtojmë se ky megaoperacion po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me “Guardia di Finanza”.

operacion flake deti

Sondazh

Poll