Aktualitet

EMRAT- Zbardhen emrat e 6 të arrestuarve nga megaoperacioni “Flakë në det”

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

16 Gusht 2023, 12:02 Nga A.B
EMRAT- Zbardhen emrat e 6 të arrestuarve nga megaoperacioni
Operacioni

TIRANË- Zbardhen emrat e 6 personave të arrestuar në kuadër të megaoperacionit koduar “Flakë në det”, ku mori pjesë Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare, të cilët goditën një grup kriminal në Kurbin të trafikut të drogës.

EMRAT

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë./Dosja.al

operacioni flake ne det

Sondazh

Poll