Bota

'Mos provokoni me veshje të ngushta...'/ Shkolla kineze jep leksion për vajzat, si të mos ngacmohen seksualisht

Në dokumentet e publikuara këtë muaj nga seanca mësimore thuhej se viktimat e ngacmimeve seksuale vuajnë sepse vishen provokuese dhe sillen në mënyrë flirtuese.

14 Gusht 2023, 14:51 Nga a.l
'Mos provokoni me veshje të ngushta...'/ Shkolla kineze jep
Kinë

KINË- Një shkollë në Kinë ka reaguar ashpër lidhur me një këshillë të dhënë ndaj vajzave, sipas së cilës ato nuk duhet të provokojnë me sjelljet e tyre në mënyrë që të shmangin ngacmimin seksual. 

Shkolla, e vendosur në qytetin Zhaoqing në provincën Guangdong ka zhvilluar në një klasë një seancë informimi për shëndetin mendor, shkruan CNN.

Në dokumentet e publikuara këtë muaj nga seanca mësimore thuhej se viktimat e ngacmimeve seksuale vuajnë sepse vishen provokuese dhe sillen në mënyrë flirtuese.

"Vajzat nuk duhet të veshin rroba transparente ose të ngushta dhe duhet të shmangin sjelljen joserioze", tha ai. 

Shkolla nuk ka postuar ende asnjë deklaratë publike në faqen e saj ose në mediat sociale.

kine

Sondazh

Poll