Bota

Ministri gjerman i financave vizitë në Kiev, në fokus forcimi i ekonomisë ukrainase

Lindner tha se ishte “një moment i veçantë dhe emocionues” të kthehesha në Kiev.

14 Gusht 2023, 12:51 Nga f.i
Ministri gjerman i financave vizitë në Kiev, në fokus forcimi i
Christian Lindner

UKRAINË- Ministri gjerman i financave, Christian Lindner tha se do të bashkëpunojë me homologun e tij në Kiev për të forcuar ekonominë ukrainase, pasi aleatët perëndimorë mbështesin përpjekjet për të rindërtuar vendin në mes të konfliktit, raporton CNN.

Linder mbërriti në Kiev me tren të hënën për udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Financave gjermane. Ai tha se ishte “një moment i veçantë dhe emocionues” të kthehesha në Kiev.

“Isha për herë të fundit atje në fillim të vitit 2020 dhe njoha një vend që kishte zgjedhur demokracinë dhe ekonominë e tregut”, tha Linder, duke shtuar se ai është “më i bindur se kurrë që Ukraina u sulmua nga Rusia për shkak të kësaj”.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll