Bota

Kim Jong Un kërkon shtim drastik të prodhimit të raketave

Përpjekja e Kim për të prodhuar më shumë armë vjen gjithashtu, pasi zyrtarët amerikanë besojnë se ministri rus i mbrojtjes së fundmi foli me Korenë e Veriut për shitjen e më shumë armëve Rusisë për luftën e saj me Ukrainën.

14 Gusht 2023, 12:42 Nga f.i
Kim Jong Un kërkon shtim drastik të prodhimit të raketave
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, raportuan të hënën mediat shtetërore, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Ulchi Freedom Shield”, i cili do të mbahet nga 21 gushti deri më 31 gusht, shkruajnë mediat e huaja.

Përpjekja e Kim për të prodhuar më shumë armë vjen gjithashtu, pasi zyrtarët amerikanë besojnë se ministri rus i mbrojtjes së fundmi foli me Korenë e Veriut për shitjen e më shumë armëve Rusisë për luftën e saj me Ukrainën.

Duke vizituar fabrika të tjera, Kim bëri thirrje për ndërtimin e kamionëve më moderne të lëshimit të raketave dhe tha se ekziston një nevojë urgjente për të rritur prodhimin e predhave të shumta raketore të kalibrit të madh "me një shkallë eksponenciale".

kim jong un

Sondazh

Poll