Bota

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins njofton dorëheqjen

14 Gusht 2023, 14:04 Nga f.i
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins njofton dorëheqjen
Krisjanis Karins

LETONI- Kryeministri letonez, Krisjanis Karins tha të hënën se do të jepte dorëheqjen më vonë gjatë javës së bashku me pjesën tjetër të qeverisë së tij, raporton Reuters.

"Këtë të enjte unë do t'i dorëzoj presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti,"- tha Karins në një konferencë për shtyp.

Prej disa kohësh, 58-vjeçari ka bërë presion për të zgjeruar koalicionin për të përfshirë Aleancën e Fermerëve dhe të Gjelbërve dhe Progresistët me prirje të majtë. Megjithatë, dy partnerët e tij të koalicionit kanë shprehur vazhdimisht rezerva për këtë masë.

krisjanis karins

Sondazh

Poll