Bota

Mungesë gruri dhe vaji! Prokuroria e Kosovës nis hetimet

14 Gusht 2023, 14:31 Nga f.i
Mungesë gruri dhe vaji! Prokuroria e Kosovës nis hetimet
Rozeta Hajdari

KOSOVË- Prokuroria speciale në kosovë ka nisur zyrtarisht hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. 

Me vendim të Qeverisë së Kosovës ishin ndarë 10 milionë euro për blerjen e mallrave për rezervën shtetërore, por në vendimin e firmosur nga kryeministri, Albin Kurti, përjashtoheshin procedurat e prokurimit, në kundërshtim me ligjin që ligji nuk e parasheh një gjë të tillë. Mirëpo afër 300 mijë litra vaj ende nuk kanë ardhur nga kompania polake.

Hetimet lidhen edhe me keqpërdorimin e parave për furnizimin me grurë. Konkretisht akuzat lidhen me kryerjen e një pagese të konsiderueshme për 9 ton grurë që do të blihej për rezervat shtetërore, sasi gruri kjo që nuk arriti kurrë në territorin kosovar.

mungesa e grurit ne kosove kosove

Sondazh

Poll