Bota

Kritikoi qeverinë turke! Lëshohet urdhër-arresti për deputeten gjermane, ndalohet në Antalia

14 Gusht 2023, 11:22 Nga f.i
Kritikoi qeverinë turke! Lëshohet urdhër-arresti për
Goekay Akbulut

TURQI- Një deputete kurdo-gjermane është ndaluar për orë të tëra në aeroportin e Antalias, më 3 gusht të këtij viti, pasi një urdhër arresti ishte lëshuar për të nga autoritetet turke, të cilat akuzonin 40-vjeçaren për propagandë.

Ngjarja liddhet me disa kritika ndaj qeverisë turke, ku Goekay Akbulut, deputete e bastionit të majtë në Gjermani dhe anëtare e Bundestagut, e akuzoi ERdoganin se po zhvillonte një luftë brutale kundër popullsisë kurde brenda dhe jashtë kufijve të saj.

Deputetja u lirua menjëherë pas kontaktit me Ministrinë e Jashtme Gjermane, ndërsa ende nuk është e qartë se përse autoritetet turke e ndaluan dhe se cilave postime në mediat sociale shkkatuan urdhër-arrestin.

“Do të udhëtoj sërish për në Turqi në tetor si pjesë e udhëtimit të delegacionit të Grupit Parlamentar Gjermano-Turk dhe, si gjithmonë, nuk do t’i thyej fjalët e mia," tha deputetja në një postim në platformën e mediave sociale.

goekay akbulut turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2023, 09:13 f.i

DW: Grupi Wagner ka probleme financiare

Wagner RUSI- Grupi Wagner ndoshta nuk merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarë...