Bota

Zjarret në Hawaii: Vetëm 2 nga 93 të vdekur janë identifikuar, trupat janë aq të brishtë sa shpërbëhen me një të prekur

Në të njëjtën kohë, numri tragjik i zjarreve vdekjeprurëse që futën në zi Hawaii pritet të rritet, pasi zona të tëra nuk janë kontrolluar nga ekipet.

14 Gusht 2023, 09:45 Nga k.m.
Zjarret në Hawaii: Vetëm 2 nga 93 të vdekur janë
Pamje nga Hawaii

HAWAII- Gati një javë pasi zjarri përfshiu ishullin Maui, vetëm 2 nga 93 të vdekurit deri më tani janë identifikuar. Procesi i identifikimit të trupave pritet të jetë veçanërisht i gjatë dhe i ndërlikuar, pasi, siç thonë zyrtarët, shumica dërrmuese e trupave të djegur të nxjerrë nga rrënojat janë aq të brishtë, saqë me një prekej "shpërbëhen".

Në të njëjtën kohë, numri tragjik i zjarreve vdekjeprurëse që futën në zi Hawaii pritet të rritet, pasi zona të tëra nuk janë kontrolluar nga ekipet. Siç tha dje shefi i policisë në Maui, John Pelletier, qentë e trajnuar për të gjetur kufomat kanë kontrolluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit. Sipas shifrave të fundit të publikuara, numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese në Maui është rritur deri më tani në 93, ndërsa kërkimet vazhdojnë në atë që ka mbetur nga qyteti historik i Laheina.

“Në ditët dhe javët në vijim do të vazhdojë puna për rikuperimin e trupave dhe eshtrave të njerëzve që humbëm. Do të duhen shumë vite për të rindërtuar Laheinën, e cila sot i ngjan një peizazhi të bombarduar,”- tha dje, të dielën, guvernatori i Havait, Josh Green.

Sipas Neë York Post, policia Maui po u kërkon të afërmve të personave të zhdukur që të japin mostra të ADN-së, me qëllim lehtësimin e punës së Autoriteteve në lidhje me identifikimin e trupave. Edhe pse numri i personave të zhdukur ende nuk është bërë i ditur, ka raporte jozyrtare për rreth 1302 persona të vdekur.

Megjithëse ende nuk ka një version zyrtar - dhe mund të kalojë shumë kohë para se të ketë - për shkakun e shkatërrimit total në qytetin e Laheina, pjesa më e madhe e të cilit u shndërrua në hi nga zjarri, ka shumë që fajësojnë shëbimin publik të Hawaiian Electric.

Kompania fillimisht u kritikua për mos ndërprerjen e menjëhershme të energjisë në zonat ku flakët po përhapeshin. Por tani, një grup avokatësh që hetojnë shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse pohojnë se shumë shpërthime mund të jenë shkaktuar nga pajisjet elektrike.

Hawaiian Electric, e cila siguron energji për 95 për qind të banorëve në shtetin e Hawait, tha në një deklaratë se është e pamundur të përcaktohet shkaku i zjarreve në këtë moment pasi pjesa më e madhe e Lahaina është mbyllur ndërsa ekuipazhet kërkojnë rrënojat për trupa.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2023, 09:13 f.i

DW: Grupi Wagner ka probleme financiare

Wagner RUSI- Grupi Wagner ndoshta nuk merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarë...