Politike

Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

Tuci i arrestuar me urdhër të SPAK, ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër. 

14 Gusht 2023, 08:30 Nga f.i
Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i
Fran Tuci

SHKODËR- Ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Tuci i arrestuar me urdhër të SPAK, ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër, raportoi Ballkanweb. Ndërkohë, Fran Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Prokuroria e posaçme ka shpjeguar se nga hetimet “ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”.

arrestohet fran tuci fran tuci

Sondazh

Poll