Politike

Nesër tubim në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, vjen edhe kryebashkiaku i Athinës, Bakojanis do mbajë fjalim

Pjesëmarrësit kërkojnë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.

13 Gusht 2023, 17:22 Nga k.m.
Nesër tubim në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, vjen edhe
Kostas Bakojanis

HIMARË- Kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis do të jetë nesër në Himarë, për të mbajtur një fjalim në tubimin që do të mbahet për Fredi Belerin. Pjesëmarrësit kërkojnë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.

Data e zgjedhur nuk është e rastësishme, pasi përkon me skadimin e afatit 3-mujor të parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e tij. Sipas mediave greke, ajo që presin organizatorët është ndërgjegjësimi i komunitetit ndërkombëtar, që të protestojë kundër paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në "arrest me burg" që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi. Për arrestimin e Belerit ka reaguar disa herë Athina zyrtare, e cila ka "premtuar" se çështja do të bëhet një pengesë e madhe në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke pretenduar se arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur ka qenë i padrejtë.

kostas bakojanis fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll