Politike

Ramiz Muçollari u vra nga efektivët e RENEA-s, Berisha: Duhet të shmangej, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Avokati i Popullit të nisë hetimin

Sali Berisha e cilëson si cinike dhe kriminale përgëzimin që Balla u bëri efektivëve të policisë, ndaj edhe kërkon ndërhyrjen nga Avokati i Shtetit.

12 Gusht 2023, 12:29 Nga k.m.
Ramiz Muçollari u vra nga efektivët e RENEA-s, Berisha: Duhet
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë dhe forcave speciale RENEA, i cili çoi në vrasjen e Ramiz Muçollarit, mëngjesin e kësaj të shtune në Maliq. Përmes një postimi në Facebook, Berisha hedh akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sipas tij “nxit vrasjet nga policia”. Berisha e cilëson si cinike dhe kriminale përgëzimin që Balla u bëri efektivëve të policisë, ndaj edhe kërkon ndërhyrjen nga Avokati i Shtetit.

POSTIMI I BERISHËS:

Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia. Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës ëe me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.

sali berisha

Sondazh

Poll