Politike

Berisha denoncon rastin: Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla lidhur me pretendimet e Berishës. 

13 Gusht 2023, 16:31 Nga k.m.
Berisha denoncon rastin: Miku i Ballës përsërit në Librazhd
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje që thotë se ka ndodhur në Librazhd, e ngjashme me dhunën në Borizanë, të ushtruar nga familja Rraja. Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se me një mik të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, që ka dhunuar përmbaruesit, të cilët ishin në krye të detyrës. Sipas Berishës, që citon denoncimin e "qytetarit dixhital", miku i Ballës, së bashku me personelin e tij, rrahën shtazërisht dhe bënë për spital përmbaruesit.

Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla lidhur me pretendimet e Berishës. 

POSTIMI I PLOTË:

Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës! Lexoni mesazhin tranditës të qytetarit dixhital. Pronari i Hotel Ballkan, mik për kokë i Taulant Ballës, së bashku me personelin e tij, rrahën shtazërisht dhe bënë për spital përmbaruesit në detyrë. Ky kriminel përseriti skenarin horror të Rrajve në Borzanë, por mbrohet nga Balla.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin horror të narko-kriminelit dhe horrave të tij, të masakrimit të përmbaruesve në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen e tyre nga Taulant Balla, përfaqësues i krimit të organizuar shqiptar, në krye të Ministrisë së Brendshme. Ky eshte mesazhi i tij!

I nderuar doktor Berisha!

Dua te bej me dije se ne rrethin e elbasanit ka ndodhur nje ngjarje e dhimbshme e njejte me ate te Rrajave ne Borizane ,per te cilen kryeministri mori vendim per te larguar nga detyra ministrin e brendshem. Dy permbarues gjyqesor privat kane qene ne permbushje te detyres,per egzekutimin e nje vendimi gjykate,vendim ky qe pronari i hotelit Ballkan ,ka qelluar qe te jete edhe miku i i ngusht Taulant Balles ka masakruar se bashku me personelin te dy permbaruesit sapo kane zbritur nga makina.Permbaruesit AN dhe E S cilet jane masakruar dhe shoqeruar me ambulance ne spital. Te dy kane pesuar fraktura dhe çarje ne fytyre dhe ne koke.Çuditerisht nuk u be mediatike nga policia.Keta shtetas bene denoncim ne prokokurori dhe agresoret kane sot masen e sigurise nga gjykata.Ju njoftova si e vetmja shprese e jona.

Me Respek

Z. Doktor Berisha , dua gjithashtu te ju njoftoj se pronari i Hotel Ballkan eshte trafikant droge kriminel i denuar ne Itali por keto ja mbulon miku i tij Balla, permbarueset duan ti ruhet anonimati sepse kane merak per prinderit dhe femijet se nuk i kane thene qe i Kane rahuer i kame then qe kame nere aksident .I sigurova qe se do t'ua percillja kete kerkese . Me respekt Ps ne respekt te kerkeses se qytetarit dixhital nuk ekspozova emrat e permbaruesve te cilet te terrorizuar nga banda e Taulant Balles jane detyruar te ju thone familjarve te tyre se jane plagose ne aksident!

sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll