Politike

Meme me turistët italianë, Lollobrigida i përgjigjet Edi Ramës: Shqipëria, e bukur, por oferta puliane është më cilësore!

Sipas mediave italiane, kryeministrit shqiptar i është përgjigjur ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, i cili ka deklaruar se ‘oferta puliane është me cilësore’.

12 Gusht 2023, 10:11 Nga k.m.
Meme me turistët italianë, Lollobrigida i përgjigjet Edi
Francesco Lollobrigida dhe Edi Rama

ITALI- Një meme e publikuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ku krahasonte eksodin shqiptar në 1991 me “dyndjen” e turistëve italiane në Shqipëri ngjalli reagime të shumta jo vetë në Shqipëri por edhe në Itali. Sipas mediave italiane, kryeministrit shqiptar i është përgjigjur ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, i cili ka deklaruar se ‘oferta puliane është me cilësore’.

"Ka ende një hendek të madh mes dy vendeve, Tirana po rritet por Italia është ende shumë përpara. Gjendja e Shqipërisë na intrigoi dhe prandaj me kënaqësi do t'i krahasojmë të dy realitetet. Unë kam qenë tashmë në Shqipëri në fillim të mandatit tim, bashkëpunoj në mënyrë aktive me një komb që po vjen brenda Bashkimit Evropian: tani për tani, jam kurioz të vlerësoj se cili është ende boshllëku midis ofertës puliane, që është shumë cilësore,"-tha ai.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me memen e publikuar të martën e kaluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Lollobrigida shtoi: Në simpatinë e tij, ai e di mirë se ka kaq shumë për të mësuar nga Italia, ne kemi shumë për t'i mësuar. Edi Rama është shumë i mirë dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.

Memeja e postuar nga Rama krahasonte shqiptarët e anijes ”Vlora” të 8 gushtit 1991, me 20 mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri shkaktoi polemika në mediat italiane. Në një intervistë për “La Repubblica”, Rama tha se kishte rënë në kurth dhe se nuk ishte kundër Italisë.

francesco lollobrigida edi rama

Sondazh

Poll