Politike

Vasili: Drejtësia e re të hetojë inceneratorët, mos të shkojnë tek fukarai i shkretë (VIDEO)

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kërkuar hetim për vjedhjen me inceneratorët.

12 Gusht 2023, 17:44 Nga m.s
Vasili: Drejtësia e re të hetojë inceneratorët, mos të
Petrit Vasili

TIRANE- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kërkuar hetim për vjedhjen me inceneratorët. I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV, Vasili tha se drejtësia e re duhet të veprojë menjëherë, pasi në dorë ka një nga provat e së vërtetës. Ai tha se drejtësia vepron për të varfërit, ndërsa për dosjen e inceneratorëve nuk lëvizet, duke sjellë dhe mosbesimin në këtë institucion.

“Në kuptimin më pozitiv të fjalës është një shqetësim i jashtëzakonshëm i yni politik dhe shoqëror që është kthyer në lajtmotiv për vendosjen e drejtësisë në këtë vend. Nuk është një refren që mban çështjen por është një shqetësim për një drejtësi të munguar, dhe për një çështje shumë të rëndë me fakte që ulërasin dhe për të cilat nuk po bëhet drejtësi. Ne vazhdojmë të vidhemi dhe të grabitemi, kur shkaktarët njihen dhe nuk dalin përpara drejtësisë. Çështja e inceneratorëve ja ndan çështjen madhore për të ndalur këtë vjedhje gjigande, por njëherazi është një provë e madhe e së vërtetës për drejtësinë. Deri tani drejtësia i ka munguar në mënyrë të frikshme detyrimeve të saj, pasi vjedhja vazhdon dhe fajtorët që janë nëpër krane ku bëjnë propagandë, bëjnë dhe moral dhe nuk përballen me drejtësinë. Drejtësia për të cilën është pritur aq shumë nga qytetarët kanë në dorë dosjen e inceneratorëve ku janë vjedhur qindra milionë euro. Si ka mundësi që drejtësia shkon brenda natës te ai fukarai i shkretë, dhe për dosjen e inceneratorëve nuk lëvizet, kjo ka sjellë dhe mosbesimin në këtë institucion".

petrit vasili inceneratoret

Sondazh

Poll