Dosja ‘Habilaj’, Armando Koçerrit i pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar
18 Tetor 2019, 10:17Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykim të shkurtuar për Armando Koçerrin.
Ky i fundit është pjesë e bandës së Habilajve, të cilët akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Më herët, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve.
Ndërkohë, në seancën e ardhshme pritet që Prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin.
8 anëtarët e grupit ‘Habilaj’ si truri i bandës Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulajdhe Armando Sulaj ndodhen në paraburgim në Itali, ndërsa Armando Kocerri ndodhet në Shqipëri.
Grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë. Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda u morën Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Lezhë- Gjykata e Lezhës, ka liruar nga burgu Endrit Vejsiun, vëllain e Alekta Vejsiut, në një vendim të datës 15 tetor. 29-vjeçari u kap me 4 mina me te...
TIRANË-Historia e fëmijës shqiptar që është braktisur nga qeveria në Kampet e ISIS-it, pasi ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, refuzoi që të dërg...
TIRANË– Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën gjyqësore që u mbajt sot ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Mësohet se avokati i E...
TIRANË– Pas publikimit të rastit të Alvin Berishës, qytetarët kanë shkuar në profilet e ambasadorit Gent Gazheli, që ka në dorë fatin e këtij fëmije dhe e ...
Tiranë- Debate pati sot në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi në lidhje me ngritjen e SPAK, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.Deputeti Andi Përmeti në një moment i kër...
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se...
Tiranë-Pas gjestit të ambasadorit Bernd Borchardt me protestuesit e Astrit, zyra qendrore e OSBE-së ka nisur hetimet për këtë të fundit.Zyra qendrore e OSBE-së ...
PEQIN– I dënuari me 20 vite burg, Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Dosja.al mëson se arratisja në tentativë është pikasur në kohë nga roj...