Bota

Scholz mirëpret samitin për paqe në Arabinë Saudite: Bisedimet për t'i dhënë fund luftës do të vazhdojnë

Në një intervistë për mediumin ZDF, Scholz bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme diplomatike dhe shtoi se bisedimet duhet të vazhdojnë.

13 Gusht 2023, 19:18 Nga a.l
Scholz mirëpret samitin për paqe në Arabinë Saudite:
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mirëpritur samitin e fundit të udhëhequr nga Arabia Saudite për një zgjidhje paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë. Në një intervistë për mediumin ZDF, Scholz bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme diplomatike dhe shtoi se bisedimet duhet të vazhdojnë.

“Ka kuptim që ne të vazhdojmë këto bisedime, sepse ato rrisin presionin ndaj Rusisë për të kuptuar se ajo ka marrë rrugën e gabuar dhe se duhet të tërheqë trupat e saj dhe të bëjë të mundur paqen,” tha Scholz në intervistën e tij për ZDF.

Përfaqësues nga rreth 40 vende, përfshirë Kinën, Gjermaninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në mbledhjen e fundjavës së kaluar në Jeddah, megjithëse Rusia nuk ishte e ftuar. 

olaf scholz

Sondazh

Poll