Bota

'Putin është diktator'/ Kuleba: Zelenskyy nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me liderin rus

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kushti i vetëm që Ukraina ka vendosur për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë, është që këta të fundit të largohen nga territoret e tyre. 

13 Gusht 2023, 19:07 Nga a.l
'Putin është diktator'/ Kuleba: Zelenskyy nuk do të
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kushti i vetëm që Ukraina ka vendosur për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë, është që këta të fundit të largohen nga territoret e tyre. 

Për “Corriere della Sera”, Kuleba u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim sesa të luftojmë”, theksoi kreu i diplomacisë ukrainase.

Ai gjithashtu e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë forcat pushtuese nga territori i atij vendi.

dmytro kuleba

Sondazh

Poll