Bota

'Studentë kinezë të përfshirë në spiunazh'/ Ambasadori Wu Ken i përgjigjet Gjermanisë: Këto janë mashtrime politike!

Më herët, ministri gjerman i arsimit tha se studentët kinezë përbënin një kërcënim spiunazhi dhe autoritetet publikuan një alarm sigurie që klasifikonte një organizatë studentore kineze si një agjenci inteligjence. 

13 Gusht 2023, 18:29 Nga a.l
'Studentë kinezë të përfshirë në
Wu Ken

KINË- Ambasadori i Kinës në Gjermani, Wu Ken ka hedhur poshtë pretendimet se studentët kinezë janë të përfshirë në spiunazh, duke i quajtur paralajmërime të tilla një mashtrim politik, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ministrja Federale e Arsimit e Gjermanisë, Bettina Stark-Watzinger deklaroi më herët se studentët kinezë përbënin një kërcënim për spiunazh”, tha diplomati kinez.

Më herët, ministri gjerman i arsimit tha se studentët kinezë përbënin një kërcënim spiunazhi dhe autoritetet publikuan një alarm sigurie që klasifikonte një organizatë studentore kineze si një agjenci inteligjence. 

wu ken

Sondazh

Poll