Bota

Fushatë me këngët e Eminem/ HABIT kandidati për president në SHBA, këndon para mbështetësve hit-in "Lose Yourself" (VIDEO)

Gjatë bisedës së tij me Reynolds, 38-vjeçari Ramaswamy shpjegoi se kënga, e paraqitur në filmin "8 Mile", me protagonist Eminem, është "kënga e tij e preferuar" në gjurmët e fushatës. 

13 Gusht 2023, 17:59 Nga a.l
Fushatë me këngët e Eminem/ HABIT kandidati për president
Vivek Ramaswamy

SHBA- Kandidati republikan presidencial, Vivek Ramaswamy në Panairin Shtetëror të Iowa-s është parë duke kënduar një pjesë të këngës hit të Eminem të vitit 2002 "Lose Yourself". 

Ramaswamy sapo kishte përfunduar "Fair-Side Chat" me guvernatoren republikane Kim Reynolds dhe po jepte autografe në skenë kur kënga e Eminem filloi të luhej, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjatë bisedës së tij me Reynolds, 38-vjeçari Ramaswamy shpjegoi se kënga, e paraqitur në filmin "8 Mile", me protagonist Eminem, është "kënga e tij e preferuar" në gjurmët e fushatës. 

Referuar sondazheve të fundit, biznesmeni 38-vjeçar i cili garon në radhët e republikanëve, ka pësuar një rritje të mbështetjes se qytetarëve. 

vivek ramaswamy

Sondazh

Poll