Bota

Japonia dhe SHBA do nënshkruajnë një marrëveshje për zhvillimin e përgjuesit të raketave

Gazeta "Yomijuri" shkruan se marrëveshja me shumë gjasa do të arrihet të premten, gjatë takimit të presidentit amerikan Joseph Biden me kryeministrin japonez Fumi Kishida.

13 Gusht 2023, 19:08 Nga k.m.
Japonia dhe SHBA do nënshkruajnë një marrëveshje për
Foto ilustruese

SHBA- Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajë një marrëveshje javën e ardhshme për të zhvilluar së bashku përgjuesit e raketave si përgjigje ndaj raketave hipersonike që po zhvillohen nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Gazeta "Yomijuri" shkruan se marrëveshja me shumë gjasa do të arrihet të premten, gjatë takimit të presidentit amerikan Joseph Biden me kryeministrin japonez Fumi Kishida. Biden dhe Kishida do të zhvillojnë një takim trepalësh me Presidentin e Koresë së Jugut Jun Suk-jeol në Camp David, Maryland.

Uashingtoni dhe Tokio kanë zhvilluar tashmë raketa me rreze më të gjatë, detyra e të cilave është të godasin raketa me koka luftarake në hapësirë. Japonia vendos raketa të tilla në anijet e saj për t'u mbrojtur kundër sulmeve të Koresë së Veriut.

japoni shba

Sondazh

Poll